Kirurgjia Vitreoretinale

February 12, 2018 0
image-339.png

Kirurgjia Vitreoretinale është kombinimi i disa procedurave komplekse kirurgjikale në retinë dhe në lëngun qelqor . Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve kirurgjikale është për të pastruar lëngun qelqor dhe për të parandaluar uljen e mprehtësisë se shikimit që lidhet me çrregullime të segmentit pasmë. Kirurgjia Vitreoretinale është një nga tendencat më përparuara në fushën e oftalmologjisë. Me anë të saj ne mund të përmirësojmë ose të rivendosim plotësisht shikimin edhe në rastet të cilat janë konsideruar më parë si të pashërueshme . Kirurgjia vitreoretinale pasohet nga një proces i vazhdueshëm ndjekjeje postoperatore , ndjekja e të cilit ndihmon në uljen e rrezikut të komplikacioneve post operatore , zvogëlon kohën e rehabilitimit që pacienti të kthehet sa më parë në jetën e tij normale.

Operacioni Vitreoretinal kryhen në kushtet e mëposhtme:

  • Retinopati diabetike proliferative
  • Degjenrim makular
  • Turbullim i lëngut qelqor
  • Hemoftalmia (hemorragji intraokulare)
  • Retinopati Post-trombotike proliferative
  • Fibroza Epimakulare
  • Defekte të trupit qelqor (turbullim, dislokimi i lentes)
  • Vrimë makulare
  • Shkolitje dhe vrimë në retinë
  • Komplikimet pas kirurgjisë së kataraktës

Një nga operacionet më të zakonshme të kirurgjisë vitreoretinale është vitrektomia. Vitrektomia është heqje e plotë ose e pjesshme e lëngut qelqor të turbulluar . Indet gjithashtu priten dhe hiqen për të lehtësuar tërheqjen e retinës. Si rregull, operacioni zgjat 30-90 minuta për shkak të veshtirësisë së gjendjes dhe komplikimeve të mundshme. Vitrektomia kryhet nën anestezi të përgjithshme dhe pa qepje . Pas operacionit pacienti është i detyruar të:

  • Ndiqet në vazhdimësi te specialisti i syve
  • Të ndalojë aktivitetet me sforco në shikim dhe fizike (mos të ngrejë pesha më të mëdha se 5 kg)
  • Të shmang luhatjet e mëdha të temperaturës (e ka të ndaluar të bëjë Sauna dhe të përdorë ujë shumë të nxehtë apo shumë të ftohtë)
  • Të qëndrojë në regjim shtrati për 2-3 javë pas ndërhyrjes

Shumë shpesh operacionet vitreoretinale kryhen kur ka ndryshime në lëngun qelqor , në pacientët me hemoftalmi , retinopai diabetike, distrofi makulare të lidhura me moshën, shkëputje e retinës, enëve të gjakut dhe distrofisë periferike të retinës. Nisur nga përvoja, ky lloj operacioni arrin rezultate të mira.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Uzllova Clinic. Developed by iNSmart Code