KREU

OPTIKA


KUJDES !!! PRINDËR MOS EDUKONI tek fëmijët tuaj Miopinë

Të gjitha vecantitë psikologjike tek fëmijët me miopi mesatare dhe të lartë mund të jenë si shkakësore ashtu dhe të rrjedhura–si pasojë ulje e shikimit nga korrigjimi i vazhdueshëm i detyruar !!!!
Është mjaft e domosdoshme diagnostikimi i vecantive psikologjike tek fëmijët para shkollorë rreth 4-6 vjec, e cila lehtesohet mjaft në kopshtet apo shkollat bashkëkohore të cilat kanë psikologë. Nxjerrja në pah e grupeve të fëmijëve me karakteristika “miopike” tipike për seanca psikokoreksioni janë masat e para profilaktike për miopitë progresive shkollore të lindura.
Një veprim negative ndikojnë vitet parashkollore. Shpesh herë, shumica e prindërve –pra vet ata fillojnë të përgatisin fëmijët e tyre për shkollë , shumë vite më parë se ata të bëhen 6 vjec. Kjo përgatitje parashkollore nga vet prinderit para se ai të shkojë në shkollë mund të sjellë rrezik si për shëndetin psiqik, fizik ashtu dhe përforcimin e gabuar të mënyrës së përvetsimit të të nxënit. Shpjejtimi i refraktogjenezës mund të bëhet shkak jo koha e hereshme e te mesuarit shkrim e kendim sa ,por deshira per te filluar kete pergatitje . Pervec kesaj dhe normat higjenike te vendit te punes per parashkolloret ne kushtet e shtepise jane me te ulta se sa ato ne shkolle. .

Faktoret me provokues somatic qe gjithashtu influencojne ne miopine progressive jtek femijet shpesh takohen dhe :

  • semundjet e traktit degistiv – stomakut ,zoreve
  • semundjet e organeve te frymemarjes
  • distonia e sitemit vegjetal dhe te eneve te gjakut
  • Sindromi hidrocefalitik.

Ne kete menyre korrigjimi i drejtuar I qellimshem ndaj faktoreve jo te mire qe cojne ne rritjen e miopise shkollore duhet te realizohet nga specialist te ndryshem ,psikologeve ,,pedagogeve, pediatrave ,neuropatologeve ,oftolmologeve ,prinderve ,te cilet I pergjigjen me shume principit per shendetin e plote te organizmit te njeriut,sic eshte femija e tyre .

Ceshte miopia dhe si ojo lidhet me situatat stresante qe mund te kaloje njeriu ?
Sistemi analizator I te parit nuk eshte vetem syri si organ si kokerllok por nje sistem I perbere nga vet syte( duke futur pjeset optike te tij) dhe analizatoret nervi optic I cili realizon lidhjen e informacionit te mare nga ambjenti per rreth me zonen perpunimit dytesor ne lobin perkates ne pjesen e pasme te kokes dhe me pas ne ate te perpunimit te trete te fushes se informacionit te pergjithshem.
Ne rast se informacioni nga jashte vjen jo I qarte dhe ne zonen e analizimit te pergjithshem do te jete I tille .keshtu psh per miopine dime qe shembellimi nuk fokusohet ne makul por brenda syrit meqenese ai eshte me I zgjatur .Pra mund te themi se sistemi optic i syrit con nje shembellim ne tru te pa fokusuar ,pra nje foto te turbullt .Po perse syri eshte me I zgjatur ?! Ketu nuk do te analizojme hipotezat dhe as perse sot asnje nga ato nuk na con ne nje perfundim te sakte. Ne nje rast te tille nuk do te kishim miopi si dhe as miopi te stresit qe sot njihet si term I jetes moderne .

Sot ne vendin tone dhe ne pergjithesi ne te gjitha ato vende ku ka
hyre qyteterimi modern po rriten disa breza ku femijeve ,te cilet ne vend te lodrave te zakonshme ne oboret e pallateve apo te pallatit te pionereve te dikurshme , rrine para komjuterave duke marre informacione te ndryshme qe ne moshat 5-6 vjec para se te vene ne shkolle .
Keta vunderkinda te qyteterimit bien ne kurth te “ te ardhmes se tyre te ndritur”,meqenese ky fakt sipas mendimit te prinderve te tyre , eshte I pa ndare sot nga mesimi I hershem I procesit mesimor 4-5 vjec per ta . Ndersa ne fakt nga kjo , -ne radhe te pare “vuajne syte e femijeve “.

Sot ka te dhena shkencore, qe miopia ka perfshire me shume se 50 % te moshes 15-16 shkollore te qytetareve . Pra tashme mund te flasim per nje epidemi te miopive te adoleshenteve, fakt qe vertetohet mjaft nga te dhenat e fiksuara dhe ne kliniken tone tashme prej 12 vjeteve .
Mgjithese eshte provokues dhe faktori I trashigimise per zhvillim e miopise shkaqet e perhapjes nuk jane lidhur me te dhenat e uljes se shifrave te shendetit apo te problemeve ekologjike ,por me shume me ato sociale.

Femija lind me pluse (hipermetropi ) ne kater- pese dioptri . Gjatesia e syrit te tij eshte 16-18 mm.dhe deri ne 18-20 vjec arrin vlerat 22-24 mm.Kjo eshte nje norme . Por ngarkesat monotone te leximit ,shkrimit dhe kompjuterit,kur femija eshte I detyruar te fiksoje gjate shikimin ne objektet afer , shpejton procesin natyral te rritjesse se syrit. Sot ,normen prej 22 mm.femijet e qyteteve e harine qe ne moshen 7-10 vjec .ndersa syri rritet deri 18-20 vjec ,dhe ne kete menyre kalon shifren e norms duke cuar keshtu gradualisht ne miopi.
Karakteristik eshte fakti se vendet mjaft te prapambetura nga ana socialo –ekonomike ,si psh. e gjith Afrika ,deri tani nuk dine te kene probleme me miopite ne femijerine e hereshme dhe ne te kundert ne vendin me te urbanizuar dhe me te zhvidhuar ekonomike si Japonia 70% e popullsise vuan nga miopia. Ky fakt per prinderit nuk eshte I tille qe “te ngrene duart lart” dhe te dorrezohen Mjafton vetem te korrektohet pak sa jeta shume e qyteruar e sotme:

  • Dozimi I ngarkesave fizike te syrit – Jo me kot jane percaktur minutat e oreve akademike mjafton qe kjo te zbatohet.
  • Librat dhe kompjuteri nuk eshte fakti kryesor per ngarkesen e syve por thjesht kjo psikologji duhet ndryshuar ne faktorin kohe.
  • Eleminimi absplut I konceptit iracional te prinderve- “shikimi do te bjere apo dhe minuset do te rriten ne rast se femija nuk mban syzet vazdimisht, mbase dhe me mire “te flere me to”.
  • Nuk ka rendesi per syte se ku dhe cfar shikojne por ne sa kohe perqendrohet shikimin pa pushim !!!
  • Nje shembell mjaft profilaktik eshte marrja me sport. Vetem ne pamje te pare duket sikur nuk ka lidhje me shikimin.

Fakti, qe kjo mvartesi ka lidhje me syte, gjendjen somatike, si rrjedhim dhe psiqiken e femijes, prej kohesh eshte vertetuar qe eshte mjaft pozitiv dhe per cdo lloj sporti. Me fjale te tjera ,loja e futbollit apo dhe shetitjet me biciklete ,apo cfardo spoti mundet te ndihmojne jo vetem per te relaksuar funksionet fizike te syrit apo per te ulur ritmin e rritjes se miopise por per te mos traumatizuar sistemin psiqik te femise ne menyre te detyruar qe me pas te coje deri ne ndryshime somatike te tij.


LENTET E KONTAKTIT



Vipa të ekranit jo vetëm në botë por dhe në Shqipëri prej kohësh e kanë gjetur zgjidhjen për të mos patur më peshën e syzeve mbi fytyrë dhe për të qenë më të rehatshëm, kudo.


LEXO MË SHUMË


PROTEZAT



Syrit Klinika “Uzllova” per shumë vite bashkëpunoi me qendrën e syrit te endoprotezave në Moskë. Nga viti 2003, ne jemi përfaqësues ekskluziv i qendrës, ajo që na jep mundësinë që të ketë të gjitha llojet e protezave kozmetike, duke përfshirë proteza plastike dhe qelqi.


LEXO MË SHUMË


LENTET INTRAOKULARE



Një lente intraokulare (IOL) është një lente artificiale e cila zevendeson lenten natyrale qe kemi ne ne sy ne rastet e opericmeve te katarakteve ose eliminimin e syzeve me numra te medhenj(ICL). Lloji më i zakonshëm i IOL është IOL pseudophakik. Këto implantohen gjatë operacionit të kataraktit dhe siguron funksionin e dritës ne retine si me pare.


LEXO MË SHUMË

Uzllova Clinic. Developed by iNSmart Code