Varja e kapakut të syrit – është sëmudje, ku kapaku i sipërm i syrit varet më poshtë se cepi i sipërm i irisit në 2 mm e më shumë (sipas normës, kufiri i kapakut të sipërm të syrit duhet të mbyllë irisin afërsisht 1.5mm) ose kur një nga kapakët është më poshtë së tjetri.
Sa më shumë kohë të zgjasë ptoza tek të rriturit, aq më shumë ajo ndikon në uljen e shikimit, mund të jetë dhe simptomë e disa sëmudjeve serioze.
Tek fëmijët ptoza e kapakut të sipërm të syrit mund të sjellë pasoja serioze, si strabizmi dhe ambliopia. Prandaj, kur dalloni shenjat e para të varjes të kapakut të sipërm të syrit, duhet të kontrolloheni te mjeku specialist-oftalmolog.
Kurimi
Ptoza zakonisht është e dyanshme, kurse e lindura është e njëanshme.Si ptoza e kapakut të sipërm të syrit e lindur ashtu dhe ajo e fituar gjatë jetës, kurohet me operacion. Por në ptozën e lindur ndërhyrja bëhet duke shkurtuar muskulin e fibronizuar, kurse në ptozën e fituar shkurtojmë aponevrozën e liruar të muskulit.
Operacionet korrigjuese bëhen si me narkozë të plotë, ashtu dhe me anestezi lokale, në mënyrë individuale. Operacioni mund të zgjasë nga 30 minuta deri në 1 orë.
Stafi profesional me mjekë të specializuar në fusha të ndryshme të oftalmologisë, me përvojë pune në Rusi e në mbarë botën.
Me aparatura bashkëkohore në dy qendrat tona e me një eksperiencë pune mbi 20 vjet në Shqipëri Klinika “UZLLOVA” – lider në Shqipëri e mbarë viset Shqiptare.
Rr. Autostrada Tiranë -Durrës, km 7, Mezez -Yrshek
klinika.uzllova@yahoo.com
info@eye.al
0682074039
04 22 52 306