DEPARTAMENTI

FËMIJËT


Klinika “UZLLOVA” –e vetmja klinikë në viset Shqiptare dhe në rajon e cila kryen diagnostikimin dhe mjekimin e plotë të sëmundjeve refraktive, të fituara apo të lindura që çojnë në probleme për shikimin tek fëmijët…

  • Në klinikën tonë do të gjeni “Qendrën e rritjes së shikimit” për fëmijët, ku me pajisje bashkëkohore unikale arrihet të mjekohen në moshat e reja patalogji të tilla si Ambliopia (Syri dembel) , Shtrembërimet pa ndërhyrje kirurgjikale dhe patologji të tjera.

Ambliopia tek fëmijët.

  1.  Ambliopia (“syri dembel”) është një rënie e shikimit , në të cilën një sy pjesërisht ose plotësisht nuk është i përfshirë në procesin e shikimit. Syri ambliop ka imazh më pak të qartë se syri tjetër, dhe truri nuk mund ti bashkoje të dy imazhet njëkohësisht. Si rezultat njëri sy bëhet më i fuqishëm sesa tjetri, dhe tjeri mbetet « sy dembel » .
  2.  Në pacientët me ambliopi të thellë nuk ka shikim binocular – aftësia për të vlerësuar thellësinë e objekteve, vëllimin dhe integritetin e tyre në hapësirë ( Pamundesia për të parë në 3D normalisht )
  3.  Ambliopia zakonisht vërehet tek fëmijët, por të rriturit janë gjithashtu të prirur për këtë sëmundje. Shkalla e ashpërsisë së sëmundjes mund të ndryshojnë nga një rënie e lehtë e shikimit deri në një rënie të theksuar të tij.
  4. Ambliopia shpesh zhvillohet si rezultat i mungesës së korrigjimit të mirë profesional, pasojë e strabizmit, kataraktit të lindur, opacitit korneal, ptozës së qepallës së sipërme kur mbulon shikimin etj.
  5. Trajtimi i ambliopia përfshin metodat e mëposhtme:
  • Gjetjen e shkaktarëve të sëmundjes
  • Nxitjen e syrit ambliopik, nëpërmjet disa pajisjeve të veçanta (laser stimulim, magnetostimulim, programe speciale, aparatura të tjera që stimulojnë sistemin nervor dhe atë optik) të cilat janë prezent në klinikën tonë që prej vitit 2000 dhe pasurohen nga viti në vit.
  •  Terapia fillon me mbylljen e syrit të shëndoshë duke punuar vetëm me syrin dembel vetëm 2-3 muajt e parë dhe absolutisht pasi është realizuar korrigjimi i saktë i dioptrive të syve (me syze ose lente).



E Rëndësishme !
Pikë së pari, vetëm nëse punohet me këmbëngulje në moshën parashkollore për rritjen e shikimit të syrit ambliop mund të përfitohen rezultate pozitive. Trajtimi i ambliopisë mundësisht duhet bërë në fillim të shfaqjes së sëmundjes. Sa më shpejt të diagnostikohet sëmundja si dhe sa më e vogël të jetë mosha e pacientit, aq më shumë mund të arrihet rezultat në rritjen e shikimit.

PRINDËR KUJDES !
Shikimi binokular (shikimi 3 dimensional) formohet deri në moshën 6-7 vjeç, si rrjedhim vetëkuptohet se të gjitha përpjekjet për këtë duhen bërë në kohë për arsyen e vetme se ky fakt nuk përfitohet pas kësaj moshe.

Stafi profesional me mjekë të specializuar në fusha të ndryshme të oftalmologisë, me përvojë pune në Rusi e në mbarë botën.

Me aparatura bashkëkohore në dy qendrat tona e me një eksperiencë pune mbi 20 vjet në Shqipëri Klinika “UZLLOVA” – lider në Shqipëri e mbarë viset Shqiptare.


Adresa

Rr. Autostrada Tiranë -Durrës, km 7, Mezez -Yrshek


Email

klinika.uzllova@yahoo.com
info@eye.al


Telefon

0682074039
04 22 52 306


Uzllova Clinic. Developed by iNSmart Code