Departamenti

ENCIKLOPEDIA E SYRIT

AMBLIOPIA


Ambliopia e fëmijëve është një sëmundje funksionale, që do të thotë, mprehtesia e pamjes e ulët por që mund të rikthehet kur prindërit së bashku me mjekët dhe vetë fëmijën merren me terapi të posaçme për rritjen dhe normalizimin e shikimit për të dy sytë .

Nga se karakterizohet Ambliopia?

Ndryshimet kryesore gjatë ambliopisë tek fëmijët ndodhin në tru dhe pikërisht në zonën që është përgjegjëse për shikimin. Kjo gjë ndodh vetëm në ato raste, kur nga syri në trurin e fëmijës vjen informacion i paqartë i shikimit ose n.q.s ky burim shikimi është i kufizuar. Dhe si rezultat, zhvillimi dhe perfeksionimi i neuroneve, të cilat janë përgjegjës për shikimin ngadalësohen. Madje edhe kur evitohen të gjitha arsyet, të cilat shkaktojnë ambliopinë tek fëmijët, shikimi përsëri mbetet i ulët.

Shpesh, ambliopia e fëmijëve shfaqet kur një sy është i ndryshëm nga tjetri dhe shikimi mund të mos jetë i njëjtë si pasojë lind shtrëmbërimi (strabizmi), por mund të jetë shkak i syve me hipermetropi, astigmatizëm, nistagm (dridhje të syve), kataraktës, turbullimit të kornesë, etj.

   

Fëmija me strabizëm nga që nuk i funksionojnë të dy sytë njëkohësisht, d.m.th ngaqë është çrregulluar puna e përbashkët e syve nuk ka pamje binokulare. Zakonisht, kur sytë janë të shtrëmbër, nuk ka shëmbëllim në tru. Kjo gjë ndodh në mënyrë që të evitohet kaosi në sistemin nervor sepse pacienti nuk mund të shikojë dy objekte të ndryshme njëkohësisht. Ambliopia tek fëmijët me strabizëm ndërlikohet menjëherë sepse syri ambliop është në gjendje pasive, pasi punon vetëm syri dominant.

Për syrin hipermetrop, kokërdhoku i syrit të fëmijëve është më i vogël se ai normal, prandaj edhe drita nuk fokusohet në retinë, por mbrapa saj. Të gjithë fëmijët lindin me hipermetropi më të lartë se 3 dioptri. Kur rritet fëmija, rritet edhe syri dhe në moshën 3-4 vjeç fëmijët kanë emetropi (kur nuk ka as plus, as minus, optika është 0). Gjatë miopisë me dioptri më të lartë se 3, zhvillimi normal i sistemit të shikimit çrregullohet. Kjo sepse në fundus oculi (fundin e syrit) vazhdimisht formohet shëmbëllimi jo i qartë dhe i turbullt. Ambliopia zhvillohet tek fëmija si rezultat i mos korrigjimit dhe mjekimit në kohën e duhur.

Progresimi dhe mjekimi

Arsyet e progresimit të ambliopisë tek fëmijët që kanë astigmatizëm pothuajse janë të njëjta me ato të hipermetropisë. Mëgjithëse, gjatë astigmatizmit me që forma e kornesë nuk është e saktë, drita në meridianët optikë nuk depërton njëlloj. Gjithashtu në sy njëkohësisht egzistojnë dy fokuse optikë dhe asnjë nga këta fokuse nuk bie në retinë. Është e nevojshme, që mjekimi i ambliopisë tek fëmijët të fillohet me diferencimin e saj dhe zbulimin e çrregullimeve organike. Këto gjithashtu mund të provokojnë dhe shtrëmbërim dhe astigmatizëm dhe hipermetropi.

Ky mjekim është i mundur vetëm nëse do të zbatohen metodat objektive që përcaktojnë karakterin e perceptimit optik në një nivel me zonën qëndrore të shikimit në tru. Ashtu si elektrokardiograma, edhe ky kërkim objektivisht reflekton punën e neuroneve të zonës qëndrore të shikimit në tru. Pas ekzaminimit të thellë dhe kontrollit nga oftalmologu për fëmijë, përpunohet një taktikë individuale për mjekimin e ambliopisë. Sigurisht, që mjekimi i ambliopisë është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me kurimin e asaj sëmundjeje, e cila çoi në formimin e saj.

Mjekimi konservativ i ambliopisë qëndron në përcaktimin e saktë të korrigjimit optik – syze ose lente kontakti.
Zakonisht, gjatë mjekimit të ambliopisë këshillohet okluder (mbyllëse e syrit) për syrin që shikon më mirë, por jo në të gjitha rastet kjo është e mjaftueshme. Vetëm në klinikën tonë për mjekimin e ambliopisë hyjnë lloje të ndryshme stimulimi – me ngjyrë, foto-stimulim, magneto-stimulim, stimulimi i shpeshtë konservativ.

Gjatë shtrëmbërimit dhe nistagmës në një etapë të caktuar të mjekimit konservativ bëhet ndërhyrja kirurgjikale në muskujt e syrit. Gjatë nistagmës, pas operacionit amplituda e saj ulet, prandaj dhe mprehtësia e pamjes gjatë mjekimit konservativ rritet. Kurse gjatë shtrëmbërimit, ndërhyrja kirurgjikale bëhet në mënyrë që të rivendoset balanci midis muskujve, të cilët lëvizin syrin. Kjo gjë është e rendesishme për rivendosjen e shikimit binokular dhe evitimin paraprak të recidivit gjatë mjekimit të miopisë.

Rëndësia e diagnostikimit në kohë

Fëmijëve me ambliopi ju ulët shikimi dhe kjo ndikon seriozisht në formimin e të gjithë sistemit optik të fëmijës. Prandaj mjekimi duhet filluar sa më shpejt në mënyrë që të parandalohet ulja e mprehtësisë së pamjes. Të gjitha metodat e mjekimit ndikojnë efektivisht tek fëmijët e moshave më të vogla sepse sistemi i shikimit të fëmijës zhvillohet vazhdimisht. Kurse fëmijët e moshave më të rritura kërkojnë më shumë kohë për përmirësimin e shikimit dhe jo gjithmonë arrihet rezultat d.m.th shërim i plotë.

Shpesh, fëmijët nuk e ndjejnë që e kanë shikimin e ulët, ata mendojnë që kështu duhet të shikojnë prandaj, madje edhe pa ankesa, fëmija duhet kontrolluar tek oftalmologu të paktën 1 herë në vit. Kjo gjë ndihmon që sëmundja të zbulohet dhe të mjekohet në kohë. Fëmija me ambliopi duhet të ndodhet nën kontrollin e mjekut.

Ambliopia në rastin e mjekimit të saktë dhe në kohën e duhur gjithmonë ka rezulalt pozitiv – rritje të mprehtësisë së pamjes, zvogëlim ose eliminim të shtrembërimit. Ky rezultat varet nga zhvillimi mendor dhe intelektual i fëmijës, insistimi i prindërve në ndjekjen e këshillave të mjekut dhe përsëritja e seancave. Qëllimi përfundimtar i mjekimit të ambliopisë tek fëmijët është të arrihet përqindje e lartë e shikimit ose me syze ose me lente kontakti.

Stafi profesional me mjekë të specializuar në fusha të ndryshme të oftalmologisë, me përvojë pune në Rusi e në mbarë botën.

Me aparatura bashkëkohore në dy qendrat tona e me një eksperiencë pune mbi 20 vjet në Shqipëri Klinika “UZLLOVA” – lider në Shqipëri e mbarë viset Shqiptare.


-10% Ulje + testimi i lenteve pa pagesë

PRENOTO ONLINE

    Emri Juaj (i domosdoshëm)

    Emaili Juaj (i domosdoshëm)

    Pacienti

    Zgjidhni datën

    Orari

    Telefoni



    Adresa

    Rr. Qemal Stafa, Pallati 31, Kati III C,
    Përballë Prokurorisë së Përgjithshme


    Email

    klinika.uzllova@yahoo.com
    info@eye.al


    Telefon

    0682074039
    04 22 52 306


    Uzllova Clinic. Developed by iNSmart Code