TEL: +355682074039

Vizita nga mjeke profesioniste me aparatet me te avancuara

Tek ne do te gjeni gjithcka per syte tuaj!

Staf i kualifikuar me eksperience shume vjecare

Dyqan optike i pajisur dhe shume afer jush!

www.syze.al | Klientet e klinikes kane 20% ulje per cdo porosi online!

Specialistet me te mire te oftalmologjise

Miopia

Miopia eshte nje difekt i refrakcionit te syrit ku shembellimi i objektit fokusohet jo ne makul po diku para saj.

1. Shëmbëllimi normal                                2.Shëmbëllimi në miopi

Si rezultat i zhvillimit te teknologjise, punes me kompjuter e shikimit ne televizor, vitet e fundit miopia tek femijet e moshave te vogla dhe mesatare kryesisht eshte rritur.

Sistemi i shikimit te femijeve ndodhet ne zhvillim te perhershem, prandaj faktoret e demshem te mjedisit rrethues mund te ndikojne ne kete sistem negativisht, i cili pjeserisht ndikon ne zhvillimin e miopise tek femijet.
Nje rol te madh ne zhvillimin e sistemit te shikimit luajne mbingarkesat e shikimit. Tek keto mbingarkesa hyjne vizatimi, leximi (mbingarkesat e shikimit ne distance te afert), si edhe parja e televizorit.

Ne menyre, qe te shikojne mire objektet qe ndodhen larg, femijet mbledhin syte, qepallat e mbledhura ne menyre te tille luajne rolin e diafragmes dhe si rrjedhoje shembellimi ne retine behet me i qarte.
Miopia nuk eshte vetem difekt optik, i cili korrigjohet lehte me syze ose lente kontakti. Kur zgjatet kokerdhoku, zgjaten edhe pjeset e brendshme te syrit, vecanerisht retina. Si rezultat, ne fund te syrit shfaqen vatra distrofike, te cilat gjate progresimit mund te cojne ne uljen e shikimit.

Distrofi qendrore e periferike e retines.

Distrofi periferike e retines.

Prandaj, mjekimi i miopise tek femijet duhet te jete kompleks dhe te kete si qellim ngadalesimin ose ndalimin e saj si edhe te permiresoje qarkullimin e gjakut ne kokerdhokun dhe brenda pjeseve te tjera te syrit.
Ne kliniken tone behet mjekimi kompleks i miopise progresive, duke perdorur metoda fizioterapike, funksionale, optike dhe medikamentoze. N.q.s eshte e nevojshme gjate mjekimit te miopise behet edhe nderhyrja kirurgjikale – skleroplastika. Te gjitha masat e marra kane vetem nje qellim kryesor – te stabilizojne procesin e zgjatjes se syrit dhe si rrjedhoje ndalimin e rritjes se “minusit” tek femija.
Mjekimi i miopise eshte kompleks, i drejtuar ne te gjitha aspektet, qe progresojne ate. Ne pergjithesi mjekimi i miopise behet ne menyre konservative, duke perfshire metoda te ndryshme funksionale. Ketu perfshihen dhe ushtrime ne aparate te caktuara, metoda fizike te mjekimit si dhe metoda medikamentoze.
Si rregull, kur mjekojne miopine japin syze. Per miopine e shkalles se ulet dhe te mesme rekomandohen syze per larg, kurse per miopine e shkalles se larte – syze per mbajtje te vazhdueshme.
Kur miopia progreson shpejt (me shume se 1 dioptri ne vit), ose kur ka nderlikime ne fundin e syrit, si etape plotesuese e mjekimit te miopise behet edhe nderhyrja kirurgjikale – skleroplastika. Nuk ja vlen te mbicmohen mundesite e skleroplastikes. Per fat te keq ky operacion nuk jep garanci 100%, qe miopia nuk do te progresoje edhe pas tij. Operacioni nuk eshte alternative e mjekimit konservativ te miopise progresive. Mjekimi konservativ i miopise vazhdon edhe pas operacionit.
Taktika e mjekimit te miopise, qe kryhet ne kliniken tone stabilizon progresimin e saj ne 85-90% te rasteve. Ne 55-60% te rasteve efekti arrihet edhe pa nderhyrjen kirurgjikale.
Nuk eshte aspak e vertete, eshte thjesht nje mosinterperetim qe syzet mbahen pergjithmone ose ne qofte se femija ka vene syze, atehere ai nuk do ti heqi me. E para, kur femija ka miopi te shkalles se vogel (deri ne 3 dioptri), atehere i jepen syze vetem per larg. Syzet nuk kane efekt mjekesor, ato rekomandohen ne menyre qe pacienti te ndihet komfort. N.q.s femija ne jeten e perditshme nuk mban syze, atehere nuk duhet insistuar qe ti mbaje. Kur miopia eshte e shkalles se larte ose kemi ulje te menjehershme te pamjes, atehere femijes i rekomandohen syze per gjithe kohen. Sa me pare te fillohet mjekimi i miopise progresive, aq me shume mundesi ka per parandalimin e komplikacioneve ne fundin e syrit, te cilat zhvillohen gjate miopise progresive, dhe mund te ulin shikimin. N.q.s miopia nuk mjekohet, atehere eshte praktikisht e pamundur qe te parashikohet ecuria e semundjes gje qe mund te rrise vrullshem miopine dhe te demtoje syrin. N.q.s femija ndodhet nen ndjekjen e mjekut, atehere shqetesime te tilla mund te shmangen. Rritja e lejueshme e miopise gjate mjekimit duhet te jete jo me shume se 0.5 D ne vit. N.q.s miopia do te rritet me keto rritme, atehere fundi i syrit te femijes nuk do te demtohet.
Per femijen qe ka miopi eshte shume e rendesishme higjiena e pamjes. Kryesisht, kjo i perket te gjithe femijeve, madje edhe atyre qe nuk kane patologji te syrit. Mbingarkesat e shikimit duhet te jene te kufizuara. Femija duhet te lexoje ulur, duke u mbeshtetur ne tavoline dhe me nje ndricim te mire. Nuk rekomandohet te lexoje shtrire ose kur ha ushqim. Gjithashtu, eshte e rendesishme se sa gjate shikon programet telelevizive. Femijet, qe jane me te vegjel se 2 vjec nuk u rekomandohet fare te shikojne televizor. Kjo ka lidhje jo vetem me mbingarkesat ne sy, por edhe me ndikimin e sistemit nervor qendror, i cili mund irritoje femijen.
Megjithese, ne nuk mundemi ta eliminojme plotesisht televizorin nga jeta e femijeve tane. Por mund t’ju keshillojme, qe femijet e moshave deri ne 7 vjec nuk duhet te shikojne me shume se 30-40 minuta ne dite. Femijet me te medhenj se 7 vjec mund te shikojne 1,5-3 ore ne dite. Pervec kesaj, mbingarkesa e vazhdueshme nuk duhet te zgjase me shume se nje ore e gjysem.(sa zgjat nje film). Lloji i televizorit (i zakonshem, me ekran « te sheshte », me panel kristalor te lengshem, me plazem) praktikisht nuk ndikon ne mbingarkesen e shikimit. Edhe puna ne kompjuter nuk duhet te zgjase me shume se 40 minuta, dhe patjeter pas kesaj duhet bere 10-20 minuta pushim.

Pseudomiopia (Spazma e akomodimit)

Pseudomiopia eshte gjendja patologjike e muskujve ciliare, gjate te cilave ne kushte normale shfaqet miopia, kurse me pas, pasi eliminohet spazma e akomodimit, per shembull me ndihmen e lendeve cikloplegjike (artropine dhe te tjera.), shfaqen emetropia, hipermetropia ose ne nje shkalle me te vogel miopia. Dobesia e lindur ose e perfituar gjate kohes e muskujve ciliare varet nga spazma e akomodimit. Pseudomiopia lind si pasoje e semundjeve te pergjithshme ose crregullimeve ne organizem (infeksione kronike, intoksikacione, distonia vegeto e eneve te gjakut, vecori te trasheguara) si edhe difektet optike te organeve te shikimit. Pseudomiopia, gjithashtu zhvillohet si rezultat i kushteve jo te kenaqshme te shikimit ne distance te afert (ndricim i dobet dhe i drejtuar jo sic duhet, mbajtja e tekstit shume afer gjate leximit, mbingarkese e shikimit) si edhe crregullime te regjimit te punes dhe pushimit.

Astenopia (Lodhje e organeve te shikimit)

Simptomatika: ndjeshmeri subjektive – shenjat e para minimale fillojne me paqartesine e shkronjave dhe rreshtave, dhe ndonjehere me kalimin e kohes, shikimi turbullohet, ne sy ka si prerje dhe dhimbje, si edhe dhimbje ne temtha dhe midis harqeve mbi vetulla, shfaqet bezdisja nga drita e forte, shtrengim te qepallave, tik i syrit. Simptoma kryesore e shfaqjes ose e progresimit te astenopise gjate shikimit ne distance te afert eshte zhdukja teresisht ose dobesimi i saj gjate kohes qe pushojme.
Egzistojne disa lloje astenopi – akomodative, muskulore, e perzier (akomodativo-muskulore).
Simptomati neurogjene.,
1. Astenopia akomodative, e cila eshte mjaft e perhapur.
Gjate hipermetropise (optika me plus) akomodimi eshte me i forte se gjate emetropise, vecanerisht kur punojme ne nje distance te afert, prandaj qe pacientet qe kane hipermetropi, kete dukuri te tille e takojne me shpesh. Astenopia shfaqet shume lehte kur pacientet kane astigmatizem. Jo vetem astigmatizmi hipermetropik, por edhe ai miopik, aq me shume astigmatizmi i miks shkurtojne muskujt ciliare ne menyre jo te barabarte. Gjithashtu astenopia akomodative lind si pasoje e relaksimit te muskujve ciliare. Ka mundesi qe astenopia akomodative te shfaqet edhe gjate emetropise. Arsyet kryesore jane lodhje e tepert, semundje te komplikuara, kontuzi, mbingarkese nervore.

Llojet e spazmes se akomodimit.
• Spazma artificiale e akomodimit – shfaqet atehere kur marrim miotike (pilokarpin dhe te tjera), te cilat ngushtojne beben e syrit.
• Spazma fiziologjike e akomodimit shkurton muskulin ciliar, ne menyre qe te permiresohet shikimi per larg gjate hipermetropise dhe astigmatizmit. Ky eshte nje sforcim i gjate i muskulit ciliar, i cili shfaqet, pasi eliminohet arsyeja e spazmes, d.m.th pas korrigjimit te hipermetropise ose astigmatizmit.
Spazma mund te relaksohet kur fleme, kur merremi me dicka dhe te tjera. Tipari dallues i spazmes fiziologjike eshte forcimi i refraksionit deri ne emetropi, duke rritur mprehtesine e pamjes deri ne 10%.
• Spazma patologjike e akomodimit eshte e qendrueshme (gjate difekteve optike) dhe e vertete. Spazma e qendrueshme nuk eshte spazem e vertete dhe tonike e muskulit. Sforcimi i muskulit ciliar, per te cilin eshte i nevojshem vetkorrigjimi i hipermetropise dhe astigmatizmit eshte patologjik n.q.s behet i qendrueshem.
Spazma e qendrueshme mund te shfaqet edhe tek emetropet kur syte lodhen (miopi e rreme) dhe pervec kesaj vihen re shqetesime, te cilat jane karakteristike gjate astenopise akomodative.
Spazmat e qendrueshme te akomodimit mund te relaksohen vetem me ndihmen e midriatikeve ose mjekimit special ortopedik. Tipari kryesor i spazmes patologjike te akomodimit eshte ulja e mprehtesise se pamjes si pasoje e miopise fallco.
Spazma e vertete e muskulit ciliar pothuajse, gjithmone ndodh ne qender. Gjate spazmave shume te qendrueshme, jo fallco, tonike te akomodimit te muskujve, mprehtesia e plote e shikimit me ndihmen e korrigjimit ndodh shume rralle.

Shikimi ne miopi

 

Objekti me i afert, qe eshte topi qe shihet qarte, ndersa objektet e tjera qe ndodhen me larg shihen turbullt