TEL: +355682074039

Vizita nga mjeke profesioniste me aparatet me te avancuara

Tek ne do te gjeni gjithcka per syte tuaj!

Staf i kualifikuar me eksperience shume vjecare

Dyqan optike i pajisur dhe shume afer jush!

www.syze.al | Klientet e klinikes kane 20% ulje per cdo porosi online!

Specialistet me te mire te oftalmologjise

Ambliopia

Ambliopi në syrin e majtë, syri i djathtë me okluder

Ambliopia e fëmijëve është një sëmundje funksionale, që do të thotë, mprehtesia e pamjes e ulët por që mund të rikthehet kur  prindërit së bashku me mjekët dhe vetë fëmijën merren me terapi të posaçme për rritjen dhe normalizimin e shikimit për të dy sytë .
Ndryshimet kryesore gjatë ambliopisë tek fëmijët ndodhin në tru dhe pikërisht në zonën që është përgjegjëse për shikimin. Kjo gjë ndodh vetëm në ato raste, kur nga syri në trurin e fëmijës vjen informacion i paqartë i shikimit ose n.q.s ky burim shikimi është i kufizuar. Dhe si rezultat, zhvillimi dhe perfeksionimi i neuroneve, të cilat janë përgjegjës për shikimin ngadalësohen, prandaj madje edhe kur evitohen të gjitha arsyet, të cilat shkaktojnë ambliopinë tek fëmijët, shikimi përsëri mbetet i ulët.

Shpesh, ambliopia e fëmijëve shfaqet kur nje sy është i ndryshem nga tjetri dhe shikimi mund te mos jete i njejte si pasoje lind shtremberimi – strabizmi, por dhe ne rastin e syve me hipermetropi, astigmatizm, nistagm-dridhje te syve, kataraktes, turbullimit te kornese, etj.
Femija me strabizem nga qe nuk i funksionojne te dy syte njekohesisht, d.m.th ngaqe eshte c’rregulluar puna e perbashket e syve nuk ka pamje binokulare. Zakonisht, kur syte jane te shtrember, nuk ka shembellim ne tru. Kjo gje ndodh ne menyre qe te evitohet kaosi ne sistemin nervor sepse pacienti nuk mund te shikoje dy objekte te ndryshme njekohesisht. Ambliopia tek femijet me strabizem nderlikohet menjehere sepse syri ambliop, ai sy qe shikon keq eshte ne gjendje pasive, nga qe punon vetem syri dominant.

 

Per syrin hipermetrop, kokerdhoku i syrit te femijeve eshte me i vogel se ai normal, prandaj edhe drita nuk fokusohet ne retine, por mbrapa saj. Te gjithe femijet lindin me hipermetropi me te larte se 3 dioptri. Kur rritet femija, rritet edhe syri dhe ne moshen 3-4 vjec femijet kane emetropi (kur nuk ka as plus, as minus, optika eshte 0). Gjate miopise me dioptri me te larte se 3, zhvillimi normal i sistemit te shikimit c’rregullohet sepse ne fundus oculi (fundin e syrit) vazhdimisht formohet shembellimi jo i qarte dhe i turbullt. Ambliopia zhvillohet tek femija si rezultat i mos korrigjimit dhe mjekimit ne kohen e duhur.
Arsyet e progresimit te ambliopise tek femijet qe kane astigmatizem pothuajse jane te njejta me ato te hipermetropise. Megjithese, gjate astigmatizmit nga qe forma e kornese nuk eshte e sakte, drita ne meridianet optike nuk deperton njelloj dhe ne sy njekohesisht egzistojne dy fokuse optike dhe asnje nga keto fokuse nuk bie ne retine.
Eshte e nevojshme, qe mjekimi i ambliopise tek femijet te fillohet me diferencimin e saj dhe zbulimin e crregullimeve organike, te cilat gjithashtu mund te provokojne dhe shtremberim dhe astigmatizem dhe hipermetropi.
Ky mjekim eshte i mundur vetem atehere n.q.s do te zbatohen metodat objektive qe percaktojne karakterin e perceptimit optik ne nje nivel me zonen qendrore te shikimit ne tru.
Ashtu si elektrokardiograma, edhe ky kerkim objektivisht reflekton punen e neuroneve te zones qendrore te shikimit ne tru.

Pas ekzaminimit te thelle dhe kontrollit nga oftalmologu per femije, perpunohet nje taktike individuale per mjekimin e ambliopise.
Sigurisht, qe mjekimi i ambliopise eshte i lidhur ne menyre te drejtperdrejte me kurimin e asaj semundjeje, e cila çoi ne formimin e saj.
Mjekimi konservativ i ambliopise qendron ne percaktimin e sakte te korrigjimit optik – syze ose lente kontakti.
Zakonisht, gjate mjekimit te ambliopise keshillohet okluder (mbyllese e syrit) per syrin qe shikon me mire, por jo ne te gjitha rastet kjo eshte e mjaftueshme.
Vetem ne kliniken tone per mjekimin e ambliopise hyjne lloje te ndryshme stimulimi – me ngjyre, foto-stimulim, magneto-stimulim, stimulimi i shpeshte konservativ.
Gjate shtremberimit dhe nistagmes ne nje etape te caktuar te mjekimit konservativ behet nderhyrja kirurgjikale ne muskujt e syrit. Gjate nistagmes, pas operacionit amplituda e saj ulet, prandaj dhe mprehtesia e pamjes gjate mjekimit konservativ rritet. Kurse gjate shtremberimit, nderhyrja kirurgjikale behet ne menyre qe te rivendoset balanci midis muskujve, te cilet levizin syrin. Kjo gje eshte e rendesishme per rivendosjen e shikimit binokular dhe evitimin paraprak te recidivit gjate mjekimit te miopise.
Femijeve me ambliopi u ulet shikimi dhe kjo ndikon seriozisht ne formimin e te gjithe sistemit optik te femijes. Prandaj mjekimi duhet filluar sa me shpejt qe te jete e mundur ne menyre qe te parandalohet ulja e mprehtesise se pamjes. Te gjitha metodat e mjekimit ndikojne efektivisht tek femijet e moshave me te vogla sepse sistemi i shikimit te femijes zhvillohet vazhdimisht. Kurse femijet e moshave me te rritura kerkojne me shume kohe per permiresimin e shikimit dhe jo gjithmone arrihet rezultat d.m.th sherim i plote. Shpesh, femijet nuk e ndjejne qe e kane shikimin e ulet, ata mendojne qe keshtu duhet te shikojne prandaj, madje edhe pa ankesa, femija duhet kontrolluar tek oftalmologu te pakten 1 here ne vit. Kjo gje ndihmon qe semundja te zbulohet dhe te mjekohet ne kohe. Femija me ambliopi duhet te ndodhet nen kontrollin e mjekut.

Mjekimi i sakte dhe ne kohen e duhur i ambliopise gjithmone ka rezulalt pozitiv – rritje te mprehtesise se pamjes, zvogelim ose eliminim te shtremberimit.
Ky rezultat varet nga zhvillimi mendor dhe intelektual i femijes, insistimi i prinderve ne ndjekjen e keshillave te mjekut dhe perseritja e seancave.
Qellimi perfundimtar i mjekimit te ambliopise tek femijet eshte te arrihet perqindje e larte e shikimit ose me syze ose me lente kontakti.