TEL: +355682074039

Vizita nga mjeke profesioniste me aparatet me te avancuara

Tek ne do te gjeni gjithcka per syte tuaj!

Staf i kualifikuar me eksperience shume vjecare

Dyqan optike i pajisur dhe shume afer jush!

www.syze.al | Klientet e klinikes kane 20% ulje per cdo porosi online!

Specialistet me te mire te oftalmologjise

Rreth Nesh

Klinika e syve “Uzllova” mban këtë emër për nder të oftalmokirurges ruse Taisia Uzllova (Karagjozi) e cila jetoi dhe punoi nga 1954 deri në ditët e fundit të jetës duke i shërbyer me dinjetet dhe në nivel të lartë profesional popullit shqiptar. Për nder të saj gjithashtu edhe spitali rural në Klos të rrethit Mat mban emrin “Uzllova”.
Bazat e para të punës në klinikë u hodhën në fillim të vitit 1997 dhe konsistonin në bashkëpunim të ngushtë dhe në shërbimin mjaft profesional të Institutit Fjodorov “Mikrokirurgjia e syrit” në Rusi. Prej 1997 deri në 2000 shërbim i këtij Instituti në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë dhe me firmën “Kalama” që e përfaqësonte atë në Shqipëri organizonin në mënyrë periodike ekzaminime, kurime dhe operime të cilat realizoheshin deri në këtë vit vetëm në Institutin e Moskës.
Instituti Fjodorov

Në këtë mënyrë 350 kirurgë të specializuar dhe gjithë personeli i këtij Instituti ofronin të rejat specifike dhe unikale të teknologjisë moderne për popullin shqiptar sidomos në rastet kur problemi nuk zgjidhej në Shqipëri dhe në rajon si:
• Transplantime të kornesë
• Keratokonuse
• Terapi intensive për fëmijët
• Shkolitje e retines
• Pasojat e diabetit në sy
• Traumat dhe plastikat e syve
• Korrigjimet e miopive dhe hipermetropive tek të rriturit dhe tek fëmijët
• Sëmundjet patologjike të nervit optik etj.
Gjatë kësaj periudhe u arrit të ekzaminohen 11 000 pacientë prej të cilëve deri në 350 veta në vit kuroheshin në Rusi.
Me deshirën e madhe të akademikut, profesorit Fjodorov, të investitorëve dhe të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë u kalua gjithashtu në etapën e dytë të kryerjes së shërbimeve në Shqipëri, konkretisht në Tiranë, për tu ardhur sa më afër në ndihmë dhe për të bërë të mundur në perspektivë kryerjen hap pas hapi në shtimin e shërbimeve të mësipërme.
Klinika u themelua në vitin 2000. Ajo u ndërtua 5 km afër Tiranës dhe vazhdimisht pasurohet me teknologjitë e fjalës së fundit të shkencës për t`i ardhur në ndihmë pacientëve shqiptarë në një nivel bashkëkohor.

Që nga viti 1997 jemi në shërbim të popullit të Shqipërisë dhe të rajonit në bashkëpunim me Institutin famoz të Mikrokirurgjisë së Syrit “Fjodorov“ të Moskës. Këtu ofrohet një teknologji e një shkolle unikale me aparatura dhe servise bashkëkohore në kushtet të një klinike e cila rinovohet nga dita në ditë.

Që prej viti 2001 klinika punon në mënyrë të pavarur në shumë drejtime specifike.

Terapi intensive për rritjen e shikimit në rastet e ambliopisë së thellë tek fëmijët dhe të rriturit.
Terapi profilaktike intensive dhe kirurgjikale në sytë diabetikë.
Korrektimi kozmetik i syve trauvmatikë pa heqje të syrit (evisseronukleim)
Ndjekja specifike dhe me rezultat të mirë për pacientët të të gjitha formave të glaukomës (pasoja nga tension i lartë i syrit) për të eliminuar “stadet 4” dhe “5” të glaukomës.
Eliminimi total i dhimbjes dhe i lotimit të syrit në “stadin e pestë” të glaukomës (së dhimbshme) me metodën moderne (me lazer).
Kateterizim – terapia intensive për patologji të retinës së syrit.
Shkolitje të retinës
“Në mijëvjeçarin e tretë me teknologji të reja”