TEL: +355682074039

Vizita nga mjeke profesioniste me aparatet me te avancuara

Tek ne do te gjeni gjithcka per syte tuaj!

Staf i kualifikuar me eksperience shume vjecare

Dyqan optike i pajisur dhe shume afer jush!

www.syze.al | Klientet e klinikes kane 20% ulje per cdo porosi online!

Specialistet me te mire te oftalmologjise

Superioriteti i lenteve

Vipa të ekranit jo vetëm në botë por dhe në Shqipëri prej kohësh e kanë gjetur zgjidhjen për të mos patur më peshën e syzeve mbi fytyrë dhe për të qenë më të rehatshëm, kudo. Lentet e kryejnë më së miri këtë funksion.

Lentet e kontaktit jane zgjidhja me efektive ne anizometropine e shkalles se larte (kur numri ne te dy sete eshte shume i ndryshem e nuk mund te korrigjohet me syze).
Nuk doni te beni operacion por nuk doni te mbani syze, merreni me sport por ju pengojne syzet – lentet e kontaktit zgjidhja juaj….

Me lente kontakti:
– 1. shikimi eshte me i qarte se me syze (sidomos ne rastet e miopise se shembellimi me retine eshte me i madh se me syze;
– 2. Fusha e pamjes eshte me gjere dhe mungojne skotomat periferike (sidomos ne rastet e hipermetropise se shkalles se larte ose afakise – fenomen Xheku ne kuti)
– 3. Mund te korrigjohen rastet e anizomtropise se shkalles se larte (me lente kontakti mund te korrigjohet anizometropia deri ne 7-10 dioptri kurse me syze deri ne 2,5-3.0 dioprti…..

Lentet janë teknologjia ku falë shkencës syri i njeriut mund të shikojë dhe pa syze por vetëm nëpërmjet një mase të butë, pelte të klasifikuar për cdo problem refrakter. Ekzistojnë disa lloje lentesh që vihen në kontakt me syrin për të gjitha sëmundjet që ka shikimi, si miopia, hipermetropia, astigmatizmi dhe presbiopia. Të gjitha këto lente janë zëvendësuese perfekte dhe mjaft praktike të syzeve të përditshme. Lentet ndahen ne te “buta” dhe te “forta”.

 

Lente me ngjyra

Për të ndërruar ngjyrën e syve, per tu dukur me bukur, per te ndryshuar lukun tuaj mund te perdorni lente kontakti me ngjyre. Ne kliniken tone ju mund te gjeni lente kontakti me ngjyre, te thjeshta e me dioptri te firmes CIBA VIZION. lentet e kontaktit me ngjyre ne menure perfekte korrigjone rastet kur syte kan ngjyte te ndryshme, kur ka shenja vizuale ne kornea si dhe ne rastet e aniridise per te formuar beben e syrit.

Për miopinë
Miopia është nje difekt i refrakcionit te syrit shume i perhapur ne bote. Syri, imazhi i të cilit nuk përqendrohet tek retina, por në një pikë para saj kërkon një numër të caktuar syzesh. Në këtë rast, pervec syzeve mund te perdoren lente kontakti të buta.

Për hipermetropinë
Hipermetropia eshte nje difekt i refrakcionit te syrit kur imazhi fokusohet jo ne retine po diku pas saj. Hipermetropia e pakorrigjuar ne moshat e vogla mund te sjell mos stimulim te shikimit e si pasoje shtremberimin e syrit ose ambliopi (syri dembel). Hipermetropia shume mire mund te korigjohet me lentet e kontaktit.

Për astigmatizmin
Astigmatizmi eshte difekt i refrakcinit te syrit kur ne meridiane te ndryshem drita perthyhet ne shkalle te ndryshme dhe shembellimi ne retine eshte imjegullt (i shtrember). Ne te tilla raste perzgjedhja e syzeve eshte e veshtire dhe me syzet me cilinder pacienti e ka te veshtire te adoptohet. Me lente torike mund te korigjohet shume mire dhe ne menyre te plote astikmatizmi deri ne 3.5 – 5.0 dioptri. Ne kliniken tone do te gjeni disa lloje lentesh torike.

Për presbiopinë
Një sëmundje e cila shfaqet tek njerëzit sipër të 40-tave, vështirësia e të shikuarit të objekteve, apo imazheve të tjera në afërsi. Korrigjimi i presbiopise me lente kontakti eshte i veshtire dhe vetem ne hapat e para. Lentet që përdoren në këto raste janë të përbëra me disa zone (fokuse te perthyerjes se drites) quhen multifokale. Te tilla lente kontakti mund te vijne pas porosise tuaj dhe ne kliniken tone.

 

C’fare duhet te dije perdoruesi i lenteve te kontaktit:
– 1. Cfare lente perdor (te forta te buta)
– 2. Firmen prodhuse dhe lojin e lenteve (p.sh. firma-Ciba Vizion, lloji i lenteve-Air Optix Aqua)
– 3. paremetrat e lenteve (rrezen lenteve, diametrin e tyre dhe dioptrine per secilin sy)
– 4. regjimin e mbajtjes se lenteve (ditore, javore, 2 javore, mujore…,)

!!!!!! KUJDES!!!!
Mos harroni te pyesni mjekut tuaj per menyren e perdorimit, kohezgjatjen dhe menyren e sterilizimit te lenteve te kontaktit.