TEL: +355682074039

Vizita nga mjeke profesioniste me aparatet me te avancuara

Tek ne do te gjeni gjithcka per syte tuaj!

Staf i kualifikuar me eksperience shume vjecare

Dyqan optike i pajisur dhe shume afer jush!

www.syze.al | Klientet e klinikes kane 20% ulje per cdo porosi online!

Specialistet me te mire te oftalmologjise

PTOZA

PTOZA

Korektimi i ptozës. Ptoza e kapakut të sipërm të syrit

Varja e kapakut të syrit – është sëmudje,kur kapaku i sipërm i syrit varet ëe poshtë se cepi i sipërm i irisit në 2 mm e më shumë(sipas normës,kufiri i kapakut të sipërm të syrit duhet të mbyllë irisin afërsisht 1.5mm)ose kur një nga kapakët është më poshtë së tjetri.

Sa më shumë kohë të zgjasë ptoza tek të rriturit , aq më shumë ajo ndikon në uljen e shikimit,mund të jetë dhe simptomë e disa sëmudjeve serioze.

Tek fëmijët ptoza e kapakut të sipërm të syrit mund të sjellë pasoja serioze , ashtu si strabizmi dhe ambliopia.Prandaj,kur dalloni shenjat e para të varjes të kapakut të sipërm të syrit, duhet të kontrolloheni te mjeku specialist-oftalmolog.

Picture1 Picture2

Kurimi

Ptoza,zakonisht,është e dyanshme,kurse e lindura është e njëanshme.

Si ptoza e kapakut të sipërm të syrit e lindur ashtu dhe ajo e fituar gjatë jetës,kurohet me operacion.Por në ptozën e lindur ndërhyrja bëhet duke shkurtuar muskulin e fibronizuar,kurse në ptozën e fituar shkurtojmë aponevrozën e liruar të muskulit.

Operacionet korektuese bëhen si me narkozë të plotë,ashtu dhe me anestezi lokale,në mënyrë individuale.Operacioni mund të zgjasë nga 30 minuta deri në 1 orë.