TEL: +355682074039

Vizita nga mjeke profesioniste me aparatet me te avancuara

Tek ne do te gjeni gjithcka per syte tuaj!

Staf i kualifikuar me eksperience shume vjecare

Dyqan optike i pajisur dhe shume afer jush!

www.syze.al | Klientet e klinikes kane 20% ulje per cdo porosi online!

Specialistet me te mire te oftalmologjise

Fëmijët


Prindër KUJDES ! Shtrembërimi i syve kur është refraktiv është një “pasojë” pra korrigjimi i saktë i refraksionit do të çojë në eleminimin e shtrembërimit . Në rast se doni që problemin jo vetëm ta sqaroni me prefesionistë rus por dhe të provoni që ky problem të korrigjohet pa operim drejtohuni në klinikën Uzllova . Ne gjithmonë do t’ju mirëpresim ! Klinika “UZLLOVA” e vetmja klinikë në viset Shqiptare dhe në rajon e cila kryen diagnostikimin dhe mjekimin e plotë të sëmundjeve refraktive,të fituara apo të lindura që çojnë në probleme për shikimin tek fëmijët…


– Në klinikën tonë do të gjeni “Qendrën e rritjes së shikimit” për fëmijët, ku me pajisje bashkëkohore unikale arrihet të mjekohen në moshat e reja patalogji të tilla si Ambliopia (Syri dembel) ,Shtrembërimet pa ndërhyrje kirurgjikale dhe patologji të tjera …

  

Ambliopia tek fëmijët.

1) Ambliopia (“syri dembel”) është një rënie e shikimit , në të cilën një sy pjesërisht ose plotësisht nuk është i përfshirë në procesin e shikimit . Syri ambliop ka imazh më pak të qartë se syri tjetër , dhe truri nuk mund ti bashkoje të dy imazhet njëkohësisht . Si rezultat njeri sy bëhet më i fuqishëm sesa tjetri , dhe tjeri mbetet « sy dembel » .
2) Në pacientët me ambliopia të thellë nuk ka shikim binocular – aftësia për të vlerësuar thellësinë e objekteve , vëllimin dhe integritetin e tyre në hapësirë ( Pamundesia për të parë në 3D normalisht )
3) Ambliopia zakonisht vërehet tek fëmijët , por të rriturit janë gjithashtu të prirur për këtë sëmundje. Shkalla e ashpërsisë së sëmundjes mund të ndryshojnë nga një rënie e lehtë e shikimit deri në një rënie të theksuar të tij .
4) Ambliopia shpesh zhvillohet si rezultat i mungesës së korrigjimit të mirë profesional , strabizmit si pasojë , kataraktit të lindur, opacitit korneal , PTOSIS e qepallës së sipërme kur mbulon shikimin etj .
5) Trajtimi i ambliopia përfshin metodat e mëposhtme:

• Gjetjen e shkaktarëve të sëmundjes

• Nxitjen e syrit ambliopik, nëpërmjet disa pajisjeve të veçanta ( laser stimulim, magnetostimulim , programe speciale, aparatura te tjera që stimulojnë sistemin nervor dhe atë optik ) të cilat janë prezent në klinikën tonë që prej vitit 2000 dhe pasurohen nga viti në vit.

• Terapia starton me mbylljen e syrit të shëndoshë duke punuar vetëm me syrin dembel vetëm 2-3 muajt e parë dhe absolutisht pasi është realizuar korrigjimi i saktë i dioptrive të syve(me syze ose lente).
E Rëndësishme !
Pikë së pari , vetëm nëse punohet me këmbëngulje në moshën parashkollore për rritjen e shikimit të syrit ambliop mund të përfitohen rezultate pozitive. Trajtimi i ambliopisë mundësisht duhet bërë në fillim të shfaqjes së sëmundjes . Sa më shpejt të diagnostikohet sëmundja si dhe sa më e vogël të jetë mosha e pacientit , aq më shumë mund të arrihet rezultat në rritjen e shikimit .

PRINDËR KUJDES !!!
Shikimi binokular(shikimi i dyfishtë-shikimi 3 dimensional)formohet deri në moshën 6-7 vjeç, si rrjedhim vetëkuptohet se të gjitha përpjekjet për këtë duhen bërë në kohë për arsyen e vetme se ky fakt nuk përfitohet pas kësaj moshe.

 

– Me një staf të specializuar… Me partnerë institucionet më në zë në Moskë si Insituti Mikrokirurgjisë në Moskë me emrin e”FJODOROVIT” Insituti HELM HOLCIT etj…- Klinika “UZLLOVA” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e Shkencave dhe Ministrinë e Shëndetësisë kryen depistime në disa shkolla të Tiranës. Nxitoni të përfitoni dhe juve…   …NUK ARRINI REZULTAT PËR RRITJEN E SHIKIMIT APO PËR SHTREMBËRIMIN E SYVE MEGJITHË NDJEKJET DHE ANGAZHIMIN TË MJEKUT TUAJ ?…. DONI QË SHIKIMI I FËMIJËVE TUAJ TË JETË NË DUAR TË SIGURTA… ZGJIDHNI KLINIKËN “UZLLOVA” – NE PUNOJMË PËR JU QË PREJ 1997 ME METODAT MË UNIKALE TË NJË SHKOLLE TË OFTALMOLOGJISE RUSE !!! Klinika “UZLLOVA” – SY TË MREKULLUESHËM PËR TË GJITHË!!