TEL: +355682074039

Vizita nga mjeke profesioniste me aparatet me te avancuara

Tek ne do te gjeni gjithcka per syte tuaj!

Staf i kualifikuar me eksperience shume vjecare

Dyqan optike i pajisur dhe shume afer jush!

www.syze.al | Klientet e klinikes kane 20% ulje per cdo porosi online!

Specialistet me te mire te oftalmologjise

Category Archives: Informacione shkencore

Kirurgjia Vitreoretinale

hqdefault

Kirurgjia Vitreoretinale është kombinimi i disa procedurave komplekse kirurgjikale në retinë dhe në lëngun qelqor . Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve kirurgjikale është për të pastruar lëngun qelqor dhe për të parandaluar uljen e mprehtësisë se shikimit që lidhet me çrregullime të segmentit pasmë. Kirurgjia Vitreoretinale është një nga tendencat më përparuara në fushën e oftalmologjisë. Me anë të saj ne mund të përmirësojmë ose të rivendosim plotësisht shikimin edhe në rastet të cilat janë konsideruar më parë si të pashërueshme . Kirurgjia vitreoretinale pasohet nga një proces i vazhdueshëm ndjekjeje postoperatore , ndjekja e të cilit ndihmon në uljen e rrezikut të komplikacioneve post operatore , zvogëlon kohën e rehabilitimit që pacienti të kthehet sa më parë në jetën e tij normale .
Indikacionet

Operacioni Vitreoretinal kryhen në kushtet e mëposhtme:

1 ) Retinopati diabetike proliferative
2 ) Degjenrim makular
3 )Turbullim i lëngut qelqor
4 )Hemoftalmia (hemorragji intraokulare)
5 ) Retinopati Post-trombotike proliferative
6 ) Fibroza Epimakulare
7 ) Defekte të trupit qelqor (turbullim, dislokimi i lentes).
8 ) Vrimë makulare
9 ) Shkolitje dhe vrimë në retinë
10 ) Komplikimet pas kirurgjisë së kataraktës.

Një nga operacionet më të zakonshme të kirurgjisë vitreoretinale është vitrektomia. Vitrektomia është heqje e plotë ose e pjesshme e lëngut qelqor të turbulluar . Indet gjithashtu priten dhe hiqen për të lehtësuar tërheqjen e retinës. Si rregull, operacioni zgjat 30-90 minuta për shkak të veshtirësisë së gjendjes dhe komplikimeve të mundshme. Vitrektomia kryhet nën anestezi të përgjithshme dhe pa qepje . Pas operacionit pacienti është i detyruar të:

1 ) Ndiqet në vazhdimësi te specialisti i syve .
2 ) Të ndalojë aktivitetet me sforco në shikim dhe fizike ( mos të ngrejë pesha më të mëdha se 5 kg )
3 ) Të shmang luhatjet e mëdha të temperaturës ( e ka të ndaluar të bëjë Sauna dhe të përdorë ujë shumë të nxehtë apo shumë të ftohtë )
4 ) Të qëndrojë në regjim shtrati për 2-3 javë pas ndërhyrjes .

Shumë shpesh operacionet vitreoretinale kryhen kur ka ndryshime në lëngun qelqor , në pacientët me hemoftalmi , retinopai diabetike, distrofi makulare të lidhura me moshën, shkëputje e retinës, enëve të gjakut dhe distrofisë periferike të retinës. Nisur nga përvoja, ky lloj operacioni arrin rezultate të mira .

Trombozë e venës qendrore të retinës

retina1
retina5

1) Trombozë e venës qendrore të retinës është çrregullimi akut i sistemit të qarkullimit të gjakut në venën qendrore ose degët e saj .

2) Shkaku i bllokimit të enës që çon në trombozë mund të jetë e arterioskleroza , hipertensioni , diabeti dhe sëmundje të tjera të shkaktuara nga rritja e viskozitet të gjakut. Tromboza mund të shkaktohet edhe te të rinjtë si pasojë e sëmundjeve ngjitëse, të tilla si gripi i cili shkakton infeksione fokale e të zgavrës së gojës dhe sinuseve paranazale.

3) Tromboza retinale ndodh absolutisht pa dhimbje dhe shoqërohet me shfaqjen e ngushtimit të fushës së pamjes , rënie të mprehtësisë së shikimit ose humbje të plotë të shikimit .

4) Për këtë diagnozë mund të bëhen disa egzaminime , të tilla si studimi i fushës së pamjes , mprehtësisë së shikimt , presionit intraokular dhe ekzaminimit të fundusit ( fundi i syrit , retina) , në disa raste dhe me anë të angiografisë me fluoreshent .

5) Aktualisht ka metoda të ndryshme të trajtimit të trombozës së venës së retinës, ato më kryesoret janë futja e preparateve medicinale në retinë dhe trajtimi me lazer. Suksesi i trajtimit të trombozës së venës së retinës varet direkt nga koha në të cilën mjeku bën mjekimin . Specialistët e IRTC “mikrokirurgjisë së syrit ” ofrojnë zgjidhjet më moderne të trajtimit të trombozës së venës qendrore të retinës dhe degëve te saj .

Bllokim i kanalit të lotit

1) Dakriocistitis është inflamacion i kanalit lacrimal (SAC) , zakonisht ka karakter kronik .

2) Arsyeja kryesore e Dakriocistitit është bllokimi i kanalit nasolacrimal, i cili mundëson daljen e lotit jashtë . Nga bllokimi apo ngushtimi i kanalit mund të shkaktohen dhimbje , sëmundje infektive në sy dhe pasojat e tyre, inflamacion në zgavrën e hundës, sinuseve paranazale ose të kockave të kafkës përreth kanalit lacrimal. Shpesh ngushtimi është i lindur dhe shfaqet në muajt e parë të jetës.

3) Te të rriturit dacriocistitis shkakton shkarkimi purulent ( të infeksionit ) nga syri i prekur. Ndërsa tek foshnjet sëmundja jep shkarkim më të pakët purulent , sklepa dhe lotim.

4) Që një mjek okulist të përcaktojë diagnozën e dacryocystitis duhet të marrë parasysh disa egzaminime që kontrollojnë sistemin ndër-lacrimal dhe ekzaminimin e syve , në mënyrë që të eleminohen sëmundje të tjera të syrit. Në disa raste, një konsulte midis mjekut të otorinolarignologu dhe mjekut okulist nëpërmjet tomographys përcakton gjendjen e zgavrës së hundës dhe të sinuseve paranazale në mënyrë që nëse ka nevojë për trajtim të kurohen paralelisht me kanalin e lotit .

5) Trajtimi kirurgjikal tek të rriturit i dacriocistitis – Operacioni dacriocistorhinostomy. IRTC me anë të kirurgjisë invasive duke përdorur një endoscope, një lazer dhe një mjet të veçantë , krijon një rrugë artificiale të rrjedhjes së lotit në kanal . Për fëmijët trajtimi konsiston në masazhe lacrimale , në mungesë të efikasitetit të këtyre masazheve edhe fëmijët shkojnë drejt kirurgjisë .

KUJDES: Dacriocistitis i patrajtuar mund të çojë në komplikacione infektive, të rrezikshme për jetën dhe kërkojnë trajtim urgjent në një spital.

Glaukoma – Të jetosh me glaukomë dhe mos të verbohesh!

Shikoni si zvogëlohet fusha e pamjes deri në errësirë të plotë. Rikthimi i shikimit mbas stadit të fundit është i pamundur deri më sot. Paraqitja në kohë në njërin nga stadet në të cilën do vini në klinikën tonë do të parandalohet përkeqësimi. Kurohet duke mbetur në njerin nga stadet me anë të metodave bashkëkohore.

Picture1      Picture2
Në të majtë pamja e diskut të nervit optik NORMAL .Në të djathtë disku i nervit optik në stad të përparuar. Në pjesën e sipërme të fotove tregohen ndryshimet e fushës së pamjes përkatësisht për çdo sy .Vini re thellimin e theksuar të diskut në rastin e glaukomës – ESKAVIMI GLAUKOMOTOZ

Picture3

Glaukoma “e moshës” tek të rriturit
Glaukoma “e moshës” ndahet në 4 format klinike : Me kënd të hapur ,me kënd të mbyllur ,e përzier ,me tension të syrit të ulët të detajuar si më poshtë në tabelë . Klasifikimi është i ndarë n KATËR STADE : stadi fillestar ,stadi i zhvillimit, stadi i përparuar ,dhe stadi terminal i glaukomes. Çdo stad përkufizohet shkurt me numrat Romakë I,II,III,IV .Stadet e glaukomës përcaktohen nga gjendja e fushës së pamjes dhe disku i nervit optik .

tabela

Klikoni këtu për informacion të mëtejshëm.

Trupi dhe shendeti | Specialistë të klinikës “Uzllova”