TEL: +355682074039

Vizita nga mjeke profesioniste me aparatet me te avancuara

Tek ne do te gjeni gjithcka per syte tuaj!

Staf i kualifikuar me eksperience shume vjecare

Dyqan optike i pajisur dhe shume afer jush!

www.syze.al | Klientet e klinikes kane 20% ulje per cdo porosi online!

Specialistet me te mire te oftalmologjise

Daily Archives: 19 June, 2015

Kirurgjia Vitreoretinale

hqdefault

Kirurgjia Vitreoretinale është kombinimi i disa procedurave komplekse kirurgjikale në retinë dhe në lëngun qelqor . Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve kirurgjikale është për të pastruar lëngun qelqor dhe për të parandaluar uljen e mprehtësisë se shikimit që lidhet me çrregullime të segmentit pasmë. Kirurgjia Vitreoretinale është një nga tendencat më përparuara në fushën e oftalmologjisë. Me anë të saj ne mund të përmirësojmë ose të rivendosim plotësisht shikimin edhe në rastet të cilat janë konsideruar më parë si të pashërueshme . Kirurgjia vitreoretinale pasohet nga një proces i vazhdueshëm ndjekjeje postoperatore , ndjekja e të cilit ndihmon në uljen e rrezikut të komplikacioneve post operatore , zvogëlon kohën e rehabilitimit që pacienti të kthehet sa më parë në jetën e tij normale .
Indikacionet

Operacioni Vitreoretinal kryhen në kushtet e mëposhtme:

1 ) Retinopati diabetike proliferative
2 ) Degjenrim makular
3 )Turbullim i lëngut qelqor
4 )Hemoftalmia (hemorragji intraokulare)
5 ) Retinopati Post-trombotike proliferative
6 ) Fibroza Epimakulare
7 ) Defekte të trupit qelqor (turbullim, dislokimi i lentes).
8 ) Vrimë makulare
9 ) Shkolitje dhe vrimë në retinë
10 ) Komplikimet pas kirurgjisë së kataraktës.

Një nga operacionet më të zakonshme të kirurgjisë vitreoretinale është vitrektomia. Vitrektomia është heqje e plotë ose e pjesshme e lëngut qelqor të turbulluar . Indet gjithashtu priten dhe hiqen për të lehtësuar tërheqjen e retinës. Si rregull, operacioni zgjat 30-90 minuta për shkak të veshtirësisë së gjendjes dhe komplikimeve të mundshme. Vitrektomia kryhet nën anestezi të përgjithshme dhe pa qepje . Pas operacionit pacienti është i detyruar të:

1 ) Ndiqet në vazhdimësi te specialisti i syve .
2 ) Të ndalojë aktivitetet me sforco në shikim dhe fizike ( mos të ngrejë pesha më të mëdha se 5 kg )
3 ) Të shmang luhatjet e mëdha të temperaturës ( e ka të ndaluar të bëjë Sauna dhe të përdorë ujë shumë të nxehtë apo shumë të ftohtë )
4 ) Të qëndrojë në regjim shtrati për 2-3 javë pas ndërhyrjes .

Shumë shpesh operacionet vitreoretinale kryhen kur ka ndryshime në lëngun qelqor , në pacientët me hemoftalmi , retinopai diabetike, distrofi makulare të lidhura me moshën, shkëputje e retinës, enëve të gjakut dhe distrofisë periferike të retinës. Nisur nga përvoja, ky lloj operacioni arrin rezultate të mira .

Trombozë e venës qendrore të retinës

retina1
retina5

1) Trombozë e venës qendrore të retinës është çrregullimi akut i sistemit të qarkullimit të gjakut në venën qendrore ose degët e saj .

2) Shkaku i bllokimit të enës që çon në trombozë mund të jetë e arterioskleroza , hipertensioni , diabeti dhe sëmundje të tjera të shkaktuara nga rritja e viskozitet të gjakut. Tromboza mund të shkaktohet edhe te të rinjtë si pasojë e sëmundjeve ngjitëse, të tilla si gripi i cili shkakton infeksione fokale e të zgavrës së gojës dhe sinuseve paranazale.

3) Tromboza retinale ndodh absolutisht pa dhimbje dhe shoqërohet me shfaqjen e ngushtimit të fushës së pamjes , rënie të mprehtësisë së shikimit ose humbje të plotë të shikimit .

4) Për këtë diagnozë mund të bëhen disa egzaminime , të tilla si studimi i fushës së pamjes , mprehtësisë së shikimt , presionit intraokular dhe ekzaminimit të fundusit ( fundi i syrit , retina) , në disa raste dhe me anë të angiografisë me fluoreshent .

5) Aktualisht ka metoda të ndryshme të trajtimit të trombozës së venës së retinës, ato më kryesoret janë futja e preparateve medicinale në retinë dhe trajtimi me lazer. Suksesi i trajtimit të trombozës së venës së retinës varet direkt nga koha në të cilën mjeku bën mjekimin . Specialistët e IRTC “mikrokirurgjisë së syrit ” ofrojnë zgjidhjet më moderne të trajtimit të trombozës së venës qendrore të retinës dhe degëve te saj .

Bllokim i kanalit të lotit

1) Dakriocistitis është inflamacion i kanalit lacrimal (SAC) , zakonisht ka karakter kronik .

2) Arsyeja kryesore e Dakriocistitit është bllokimi i kanalit nasolacrimal, i cili mundëson daljen e lotit jashtë . Nga bllokimi apo ngushtimi i kanalit mund të shkaktohen dhimbje , sëmundje infektive në sy dhe pasojat e tyre, inflamacion në zgavrën e hundës, sinuseve paranazale ose të kockave të kafkës përreth kanalit lacrimal. Shpesh ngushtimi është i lindur dhe shfaqet në muajt e parë të jetës.

3) Te të rriturit dacriocistitis shkakton shkarkimi purulent ( të infeksionit ) nga syri i prekur. Ndërsa tek foshnjet sëmundja jep shkarkim më të pakët purulent , sklepa dhe lotim.

4) Që një mjek okulist të përcaktojë diagnozën e dacryocystitis duhet të marrë parasysh disa egzaminime që kontrollojnë sistemin ndër-lacrimal dhe ekzaminimin e syve , në mënyrë që të eleminohen sëmundje të tjera të syrit. Në disa raste, një konsulte midis mjekut të otorinolarignologu dhe mjekut okulist nëpërmjet tomographys përcakton gjendjen e zgavrës së hundës dhe të sinuseve paranazale në mënyrë që nëse ka nevojë për trajtim të kurohen paralelisht me kanalin e lotit .

5) Trajtimi kirurgjikal tek të rriturit i dacriocistitis – Operacioni dacriocistorhinostomy. IRTC me anë të kirurgjisë invasive duke përdorur një endoscope, një lazer dhe një mjet të veçantë , krijon një rrugë artificiale të rrjedhjes së lotit në kanal . Për fëmijët trajtimi konsiston në masazhe lacrimale , në mungesë të efikasitetit të këtyre masazheve edhe fëmijët shkojnë drejt kirurgjisë .

KUJDES: Dacriocistitis i patrajtuar mund të çojë në komplikacione infektive, të rrezikshme për jetën dhe kërkojnë trajtim urgjent në një spital.